Home Sport Drenica bie nga Superliga për herë të parë në histori të klubit

Drenica bie nga Superliga për herë të parë në histori të klubit

Për herë të parë në histori të klubit, Drenica ka rënë nga Superliga e Kosovës në futboll.

Goditjen e fundit drenicasit e morën sot nga Trepça’89, që i mposhti në shtëpi me rezultat 3:1.

Fazliu, Fatty dhe Nimani realizuan golat për mitrovicasit.

Kurse, për Drenicën golin e nderit e realizoi Mëziu.

Me këtë fitore, Trepça’89 ngjitet në kuotën e 37 pikëve në pozitën e tetë.

Në anën tjetër, Drenica është e fundit me 23 pikë dhe nga edicioni i ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë./PrishtinaPress/

Exit mobile version