Klubi i futbollist Drenica është bërë me kryesi të re.
Kësisoj, pas dorëheqjes së presidentes së deritanishme të klubit, Mihane Kodra – Bekteshi, Bordi i KF Drenica i ka ndërmarrë hapat e parë drejt riorganizimit të klubit.
Unanimisht u zgjodh edhe kryesia e re, e cila do të përbëhet nga Gëzim Ramadani (president), Çaush Dobra (zëvendës-president i parë) dhe Bastri Durmishi (zëvendës-president i dytë).
Bashkim Idrizi u zgjodh drejtor sportiv i klubit.
“Udhëheqësisë së lartcekur të klubit i’u besua dhe u autoriziua për organizimin e metejmë të klubit. Gjatë ditëve në vijim do të vazhdon puna e drejtuesëve të sapo zgjedhur për ndertimin e skuadrës për edicionin e ri të garave 2022/23” njofton klubi drenicas.
Kuqezinjtë me kryesinë e re synojnë të kthehen menjëherë në Superligë.