Policia e Kosovës njofton se ankuesi mashkull ka informuar në polici se në pyll kishte hasur në disa mjete të pashpërthyera.
Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendim të ngjarjes, ndërsa njësitë e FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar 7 mjete të pashpërthyera në mënyrë të sigurt, transmeton Koha.net.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Krajkovë të Drenasit, pasditen e së dielës.