7.3 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Dren Doli pritet të propozohet Ambasador në Mbretërinë e Holandës/ Profili i tij

Kosova që nga 30 gushti ka mbetur pa ambasadorë në 12 shtete. Të premten, mbledhja e Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme, e cila ishte thirrur me qëllim të intervistimit të kandidatëve për ambasadorë, ka dështuar në mungesë kuorumi.

Gazeta Insadjeri, nga burimet brenda MPJD mëson se ndër amabarodët që do të propozoheshin në këtë komision është edhe Dren Doli.

Dren Doli pritet të propozohet ambasador në Holandë.

Doli ka studiuar për Drejtësi në Universitetin e Prishtinës, ndërsa master në Universitetin e Hamburgut për të Drejtën Ndërkombëtare Publike.

Në bazë të CV së publikuar, ai flet shqip dhe anglisht.

Është profesor në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës.

Kujtojmë se në maj të këtij viti, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla mori vendim për shkarkimin e 12 ambasadorëve të emëruar politik, kthimi i të cilëve tha se do të bëhet më 30 gusht, e që sipas saj do të bëhet dërgimi i diplomatëve të rinj.

Procedurat për emërimin e ambasadorëve të rinj parashohin që ministrja e Jashtme të dërgojë për miratim në qeveri propozimet të cilat pastaj i përcjellën Kuvendit të Kosovës, komisioni për Punë të Jashtme e bënë intervistimin dhe përgatit raportin për secilin prej tyre, të cilin më pas e dërgon në Presidencë.

Ndërsa emërimi i ambasadorëve bëhet me dekretin e presidentit të vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img