Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në mbledhjen e 52-të mbajtur sot me konform dispozitave ligjore, me gjashtë vota pro, dhe një votë të pavlefshme, në mandat 1-vjeçar ka zgjedhur kryesues të Bordit Drejtues, doktor, Dren Boshnjakun.
“Bordi Drejtues i ShSKUK-së me këtë rast ka vlerësuar, dhe falënderuar, për kontributin e deritanishëm ish-Kryesuesin Dr. Naim Bardiqin dhe anëtarin e deritanishëm të Bordit Drejtues të SHSKUK-së Dr. Besim Demollin”, thuhet ne njoftimin e ShSKUK-së.
Boshnjaku në fjalën e tij falënderoj anëtarët e Bordit Drejtues për besimin e dhënë dhe premtoi angazhim maksimal në funksion të ngritjen e cilësisë të shërbimeve shëndetësore nga ShSKUK.