1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Drekë për 30 minuta: Qoftere të shijshme sipas gjysheve tona

Kënaquni me shijen fantastike

Bëni këto qofte në një kohë të shkurtër nëse dëshironi një tavolinë të ngrohtë.

Përbërësit:

– 150 g oriz të zier;
– 1 patate e madhe;
– 1 qepë e madhe;
– 4 thelpinj hudhre;
– 3 lugë kokrra gruri të bluar trashë;
– 3 lugë susam të bluar;
– 3 lugë fara luledielli të bluar;
– 3 lugë fara liri të bluar;
– spec i kuq;
– thërrmija buke;
– kripë;
– piper, i shtypur djegës;
– rigon;
– trumzë.

Përgatitja:

Orizit të bluar shtojani pataten, qepën dhe hudhrën e bluar.

Shtoni kokrrat e grurit të bluara trashë, susamin e bluar, farat e lulediellit të bluar, lirin.

Qitni specin e kuq, kripën, piperin e bluar, pak rigon dhe trumzë.

Reklama

Të gjitha bashkoni mirë dhe formoni qoftere dhe rrotulloni nëpër thërrmija buke.

Mund t’i piqni në furrë në 200 gradë rreth 30 minuta apo t’i fërgoni në vaj.

Qitni në peceta letre në mënyrë që të thithin tepricën e yndyrës.

Ju bëfshin mirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img