-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Drekë nga furra: Për makarona të shkëlqyeshëm ju nevojiten spinaq, proshutë dhe ajkë

Pjata më e mirë që mund të bëni nuk kërkon orë përgatitjeje ose një listë pa fund përbërësish

Përbërësit:

– ½ presh i vogël;
– 100 g proshutë;
– 200 g spinaq;
– 250 g makarona;
– 1 domate;
– 1 lugë e vogël hajvar;
– 2 thelpinj hudhre;
– 100 g djathë të fortë;
– vaj, kripë, piper.

Nëse dëshironi mund t’i hidhni sipër:

– 2 lugë ajkë të thartë;
– 2 vezë;
– 50 ml qumësht.

 

Përgatitja:

Makaronat zieni dhe kulloni dhe qitni pak vaj që të mos ngjiten.

Në vaj fërgoni preshin e grirë, shtoni proshutën e grirë dhe atë fërgojeni pak, qiteni spinaqin e përgatitur në avull dhe të grirë, hudhrën, kripën dhe në fund domaten e prerë.

Reklama

Makaronat përhapni në një tepsi të vogël dhe sipër qitni shtesën dhe rrafshoni.

Qitni edhe katrorë të mëdhenj djathi.

Makaronat mund të hahen edhe kështu

Nëse dëshironi t’i piqni në furrë në tepsi tundni 2 lugë ajkë të thartë, 2 vezë dhe pak qumësht.

Të gjitha përzieni mirë dhe qitni sipër. Shkundni mirë që ajka të hyjë midis makaronave.

Piqeni në 200 gradë rreth 30 minuta që të piqet mirë, nëse duhet edhe më gjatë.

Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img