-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Dreka për vetëm 30 minuta: Gjyveç i shëndetshëm dhe i shijshëm me oriz dhe spinaq

Një vakt dreke me shije dhe i pasur me vlera ushqyese

Përbërësit:

▪ 2 lugë gjalpë
▪ një qepë e vogël e grirë imët
▪ piper djegës sa mund të kapet me një gisht
▪ 400 g spinaq
▪ një gotë qumësht
▪ vezë
▪ 1 filxhan djathë i fortë
▪ plus pak djathë për t’i hedhur sipër
▪ 4 filxhanë oriz integral
▪ një lugë majdanoz i freskët i grirë
▪ një lugë flete trumze të grirë
▪ një lugë e fletëve të borzilokut të grirë
▪ kripë dhe piper

Përgatitja:

Zieni orizin. Spinaqin grijeni imët dhe marinojeni. Ngroheni furrën në 175 gradë.

Lyeni me gjalpë një tepsi të madhe. Në tigan të madh, në zjarr mesatar, marionjeni qepën me dy lugë gjalpë dhe me piper djegës.

Shtoni djathin e grirë në rende, orizin e zier, majdanozin, trumzën, borzilokun dhe përzierjen me spinaq dhe që të gjitha përzieni mirë.

Qitni kripë dhe piper. Qiteni në tepsi, nga sipër qitni edhe pak djathë të grirë në rende.

Piqeni në furrë 30 minuta dhe shërbejeni të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img