Site icon PrishtinaPress

Drejtues i Mbrojtjes Civile dhe trajner Kikboksi, ky është “Lune” që u arrestua sot në Veri

I arrestuari nga Policia e Kosovës sot në veri është i njohur për serbët e Kosovës.

Milan Lune Milenkoviç është trajner i kikboksit në veri të Mitrovicës.

Për arrestimin e kikbokserit ka njoftuar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sipas tij Lune është njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Në një publikim në Facebook, ministri tha se i arrestuari është Milun Milenkoviq, i njohur me nofkën Llune.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ministri në Facebook.

Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.

Sirenat e alarmit janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut pasditen e së martës, teksa bëhet e ditur që qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet.

Exit mobile version