Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini, me rastin e ndërrimit të shefit të degës J3Air të KFOR-it, priti në takim Shefin e J3Air-it në shkuarje Nënkolonel Marco Farao si dhe Shefin e J3Air-it në ardhje Nënkolonel Massimiliano Di Peco.
Me këtë rast, Drejtori Nuredini, falënderoi degën J3Air, veçanërisht Nënkolonelin Marco Farao, për bashkëpunimin e ofruar deri më tani dhe nga ana tjetër Shefit të ri të J3Air, i uroi për pozitën e re, duke shpresuar në vazhdimin e bashkëpunimit të ndërjellë mes ASHNA-së dhe degës J3Air të KFOR-it.