-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori në detyrë i policisë: Nga sfidat mësuam dhe u forcuam

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të policisë, Fehmi Hoti, ka kërkuar nga punonjësit e policisë të të gjitha niveleve, që t’i shërbejnë me profesionalizëm dhe integritet qytetarëve të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në përvjetorin e 23-të të krijimit të policisë, ai tutje tha se janë ballafaquar me sfida nga më të ndryshmet, por nga to kanë mësuar dhe janë forcuar.

“Jemi ballafaquar me sfida nga më të ndryshmet. Situata dhe ngjarje të ndryshme të cilave ju kemi përgjigjur pa asnjë hezitim. Nga këto sfida kemi mësuar shumë dhe jemi forcuar. Policia në vazhdimësi është duke luftuar fuqishëm grupet kriminale dhe të kontrabandës dhe është duke u përkujdesur për rendin qetësinë dhe lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

“Përkushtim të veçantë po i kushtojmë sigurisë së trafikut rrugor me qëllim të zvogëlimit të aksidenteve në trafik. Këtë jemi duke e bërë përmes aktiviteteve të shumta. Padyshim që në këtë ditë s’mund të mos kujtojmë dhe të ndjejmë krenarinë për kolegët tanë që ranë në krye të detyrës. Sakrifica e tyre do të jetë gjithmonë në mendjen dhe zemrën e secilit polic. Kërkoj nga policët të të gjitha niveleve që të shërbejnë me profesionalizëm dhe integritet ndaj secilit qytetar”, tha ai.

/Prishtinapress/   

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img