Drejtori i Kadastrit në Komunën e Prishtinës, Donak Lushaku ka bërë të ditur se në seancën e radhës së Kuvendit Komunal, që pritet të mbahet më 30 nëntor, si pikë e rendit të ditës do të jetë edhe shfuqizimi i rregullores në të cilën parashihet taksa në transaksion të pronës së paluajtshme.
Ai ka thënë se taksa e cila ishte 150 euro, do të jetë zero.
“Pas pezullimit 1 vjeçar, tanimë kjo taksë largohet përgjithnjë, shtuar kësaj vullnetin iniciues të drejtorive përkatëse (Kadastër e Financa), përkrahjen e kryetarit, asamblistëve padallim si dhe bazuar edhe në Raportin kredibil të Avokatit të Popullit. Ishte 150 euro taksë – do të jetë ZERO euro (0). Kryeqytetasit e kanë merituar që moti këtë të drejtë, që përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre. Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative”, ka shkruar Lushaku në Facebook.
Postimi I plotë I Lushakut:
Në seancën e radhës së Kuvendit Komunal, që pritet të mbahet më 30 nëntor – si pikë e rendit të ditës do të jetë edhe shfuqizimi i rregullores në të cilën parashihet taksa në transaksion të pronës së paluajtshme.
Pas pezullimit 1 vjeçar, tanimë kjo taksë largohet përgjithnjë, shtuar kësaj vullnetin iniciues të drejtorive përkatëse (Kadastër e Financa), përkrahjen e kryetarit, asamblistëve padallim si dhe bazuar edhe në Raportin kredibil të Avokatit të Popullit.
Ishte 150 euro taksë – do të jetë ZERO euro (0). Kryeqytetasit e kanë merituar që moti këtë të drejtë, që përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre. Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative.