-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori Lushaku jep lajmin e shumëpritur në Prishtinë, taksa prej 150 eurosh do të bëhet zero euro!

Drejtori i Kadastrit në Komunën e Prishtinës, Donak Lushaku ka bërë të ditur se në seancën e radhës së Kuvendit Komunal, që pritet të mbahet më 30 nëntor,  si pikë e rendit të ditës do të jetë edhe shfuqizimi i rregullores në të cilën parashihet taksa në transaksion të pronës së paluajtshme.

Ai ka thënë se taksa e cila ishte 150 euro, do të jetë zero.

“Pas pezullimit 1 vjeçar, tanimë kjo taksë largohet përgjithnjë, shtuar kësaj vullnetin iniciues të drejtorive përkatëse (Kadastër e Financa), përkrahjen e kryetarit, asamblistëve padallim si dhe bazuar edhe në Raportin kredibil të Avokatit të Popullit.  Ishte 150 euro taksë – do të jetë ZERO euro (0). Kryeqytetasit e kanë merituar që moti këtë të drejtë, që përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre. Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative”, ka shkruar Lushaku në Facebook.

Postimi I plotë I Lushakut:

Në seancën e radhës së Kuvendit Komunal, që pritet të mbahet më 30 nëntor – si pikë e rendit të ditës do të jetë edhe shfuqizimi i rregullores në të cilën parashihet taksa në transaksion të pronës së paluajtshme.

Pas pezullimit 1 vjeçar, tanimë kjo taksë largohet përgjithnjë, shtuar kësaj vullnetin iniciues të drejtorive përkatëse (Kadastër e Financa), përkrahjen e kryetarit, asamblistëve padallim si dhe bazuar edhe në Raportin kredibil të Avokatit të Popullit.

Ishte 150 euro taksë – do të jetë ZERO euro (0). Kryeqytetasit e kanë merituar që moti këtë të drejtë, që përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre. Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img