Site icon PrishtinaPress

Drejtori i Thesarit pas rastit të vjedhjes: Është veprim individual, unë s’kam nënshkruar asnjë dokument

Drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili, përmes një letre publike ka thënë se vjedhja që ka ndodhur në institucionin që drejton është veprim individual.

Ismaili në këtë letër ka thënë është çuar dëm mundi i shumë punëtorëve që në këtë kohë pandemie kanë punuar edhe me orar të zgjatur.

Ai në këtë letër thekson se në cilësinë e drejtorit nuk ka nënshkruar asnjë dokument dhe as nuk ka dhënë asnjë aprovim për këtë rast.

Lexoni të plotë dhe pa ndërhyrje letrën e Ismailit:

REAGIM MBI DISA DEKLARIME TE PAVËRTETA DHE PAPËRGJEGJSHME

Te nderuar qytetare,

Te nderuara media,

Duke shprehur keqardhjen me te thelle per rastin e krimit te rende te ndodhur nga nje zyrtar i Thesarit te Kosovës, dhe duke degjuar disa deklarime te papergjeshme dhe teresisht te paverteta, qe po hedhin dyshime dhe informata te pabazuara dhe pa argumentuara, per hir te se vertetes ndaj publikut, e ndjej te nevojshme te beje kete reagim publik me shkrim, per shkak te pamundesise fizike qe te pronocohem me ze, shkaku i gjendjes shendetesore te renduar si pasoje e prekjes me virusin covid-19.

Fillimisht me lejoni t`ju njoftoj se nga mesi i javes se kaluar, pas disa problemeve shendetesore te shfaqura, jam testuar nga IKSHPK pozitiv me virusin covid-19, me daten 16 Tetor jam konfirmuar pozitiv, prej asaj date jam ilozuar teresisht, familjarisht me te gjithe anetaret e familjes të cilët po ashtu kanë rezultuar pozitiv, dhe jemi duke marre trajtimin shendetesor te perditshem ne institucionet shendetesore, bazuar ne gjendjen e renduar shendetesore si pasojë e prekjes së mushkërive nga ky virus.

Për shkak të kësaj dhe në respekt te procesit hetimor qe po zhvillohet, dhe per te cilen i gjithe bashkepunimi ju eshte ofruar ograneve te rendit dhe intelegjences, nuk e shoh te rruges te jepen detaje në publik për proceset e brendshme, por ju sigurojmë se ne baze te pergjegjesive institucionale, ne kapacitet te plote, te gjitha informatat dhe provat janë dorëzuar të plota, denoncimet jane bere me efikasitetin me te lartë dhe bazuar në legjislacion dhe nuk ka arsye për shqetësim shtese.

Veprimi qe ka ndodhur eshte krejtesisht individual, duke tejkaluar autorizimet ligjore, duke ndermarre veprime te palejuara, duke krijuar perdorues false në sistem dhe duke thyer/resetuar fjalekalime te zyrtave pergjegjes te ministrise nga e cila jane marre mjetet. Pra, ka perdorur qasjet nga sistemi per te bere krim, i cili ka pase qellim mashtrimit permes manipulimit dhe thyerjes nga brenda te sistemeve, qe bjen ne domenin e krimit kibernetin po ashtu. Ky veprim eshte kryer pa bashkepunim dhe pa asnje aprovim nga eproret, dhe i tille eshte gjrumuar dhe te gjitha provat nga sistemi jane aty (audit logs), qe tregojne per kompjuterin personal (PC), perdoruesi (user name), si dhe nga IP e kompjuterit te vendit te punes. Te gjitha këto qasje janë mbyllur dhe bllokuar të gjithë mundësitë per ndryshime më tej.

Ju njoftoj se ne cilësinë e Drejtorit nuk kam nënshkruar asnjë dokument dhe as s’kam dhënë asnjë aprovim për këtë rast. Për më tepër, gjatë gjithë asaj jave ne kemi qenë me grupin punues ndërqeveritar për përfundim të pakos se rimekembjes, e cila vetëm dy ditë më pas u lancua dhe ekzekutua me sukses të plotë (u ekzektuan njëherësh mbi 15 mijë pagesa, në vlerë 37.3 mil për një ditë, nga pako 60 milionë).

Ne baza vjetore, ekzekutohen mbi 2.5 miliardë euro pagesa në vit, prej të cilave ka ditë që kalon 5000 pagesa ditore, kurse kur ka ditë më pagesave masive, mund të kalojë edhe mijëra. Kështu, një herë në muaj, vetëm për një ditë ekzekutohen pagesa për mbi 300 mijë përfitues të skemave sociale e pensionale, mbi 84 mijë paga për zyrtarët publik, me mijëra pagesa për subvencione për bujqesit, dhe të gjitha llojet e pagesave masive, përveç pagesave të zakonshme, të cilat kryhen në baza ditore përmes sistemeve, me dhe autorizime të veçanta konform detyrave dhe përgjegjësive të punës. Vetëm për ekzekutimin e pakos emergjente fiskale janë ekzekutuar mbi 450 mijë pagesa në me pak se 3 muaj. Sidoqoftë, ne asnjërin rast, nuk kërkohet dhe as nuk lejohet përfshirja e stafit politik dhe as nënshkrimi i Ministrit te Financave, në procesin e ekzekutimit të buxhetit dhe menaxhimit të fondeve. Këto janë detyra të ndara me legjislacion. Nga viti 2009, sipas legjislacionit në fuqi shpenzimet janë deleguar te organizatat buxhetore, dhe në Thesar nuk vjen me dokumentacioni fizik i kërkesave për pagesë. Ato mbahen të organizata buxhetore, ndersa i gjithë procesi kalon përmes sistemit, dhe vetem dokumentet e gjeneruara në Thesar për ato pagesa nënshkruhen në mënyrë elektronike dhe fizikisht nga strukturat përgjegjëse të autorizuara.

Sistemi i financave publike është i sigurtë, i nënshtrohet vleresimeve te rregullta, dhe nga te gjitha ato eshte konsideruar se eshte i sigurte, eshte avancuar cdo vit, me nivele te reja te kontrollit, dhe teresisht i digjitalizuar, ku te gjitha prcoeset zhvllohen vetem permes sistemit, lene gjurme dhe eshte i lidhur direkt me sistemin kombetar te pagesave te Bankes Qendrore. Pra, asnje cent nuk mund te shpenohet ne para te gatshme (cash), dhe te gjitha behen vetem ne kanale te sigurta, permes niveleve te kontrollit, me aprovime te vecanta, te mbrojtura nga sulmet e jashtme, dhe po ashtu me kredenciale te nevojshme per sigurite. Rasti i ndodhur nuk mund të rrënojë krejt një sistem, duke qenë se përmes këtyre proceseve dhe këtij sistemi ekzekutohet krejt buxheti I Republikës së Kosovës.

Koha e zgjedhur per te bere kete veprim kriminal të pa imagjinueshem, vjen pas nje pune teper te rende qe ka bere stafi i Thesarit, ne rrethana te pandemise, duke punuar me orare te zgjatura, duke rrezikuar shendetin, dhe nje pjese e te cilit edhe jane infektuar ne menyre te vazhdueshme qe nga fillimi i pandemise. Ndërsa fokusi ishte te pergatitja per te lancuar masën 1 të pakos se rimëkëmbjes për ekonominë, në një kohë shumë të shpejtë (vendimi I qeverisë ishte marrë me 28.09.2020) ndodhi kjo situate e papritur, dhe e cila nuk ishte vleresuar se ishte e mundur, derisa ka ndodhur dhe raportuar si rast.

Edhe njehere, duke shprehur keqardhjen me te thelle per rastin, te ndodhur ne momentin me te keq edhe per shendetin tim, shpreh bindjen e plote se organet e drejtesise do te zbarthin kete rast shpejt, dhe te gjitha pa perjashtim te marrin denimin kapital te merituar.

Do t’i lutem mediave dhe opinionistëve që të përmbahen nga deklarimet dhe fajesimet ndaj punes se njerëzve profesionistë, pa i njohur fare dhe mbi bazën e paragjykimeve dhe t’i japin mundësi drejtësisë pa ndikim t’a kryejnë punën e tyre në mënyrën sa më objektive.

Sapo rrethanat të mundësojnë, do të kemi shanse të japim informata të plota mënyrën e funksionimit si dhe të gjitha aktivitetet që janë ndërmarrë ndër vit për të avancuar proceset dhe sistemit e brendshme.

Exit mobile version