Site icon PrishtinaPress

Drejtori i të Drejtave Civile për Evropë në Serbi: Miqësia me Rusinë u ushqye me propagandë nga mediat dhe qarqet e regjimit serb

Reagimet e presidentit serb Aleksandar Vuciq rreth refuzimit të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen që të takohet me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, pasi pak para takimit me të ai është takuar me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov, nuk ndaluan as tre ditë më vonë.

Në prag të takimit me kryetarin e KE-së, të premten, më 25 tetor, Vuçeviq ka publikuar një foto dhe deklaratë me një zyrtar rus në të cilën thuhet se është planifikuar “forcimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe politikave tjera”.

Presidenti i Serbisë u përpoq ta zbusë këtë skandal me pretendimet se Ursula von der Leyen gjoja nuk mund ta përballojë presionin që do ta godiste në rrjetet sociale.

“Nuk është faji i Millosh Vuçeviqit”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se në fund të fundit është se Ursula von der Leyen nuk mund të durojë të postojë në rrjetet në Bruksel se dikush ka folur me rusët dhe pastaj se ata do të flasin me të.

Dy ditë më vonë, për këtë temë foli edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, e cila përsëriti fjalët e Vuçiqit për dobësinë e pretenduar të kryetares së KE-së.

Ajo tha se presidentja e KE-së “respekton thellësisht” kryeministrin serb Millosh Vuçeviq dhe se e ka anuluar takimin me të për shkak të presionit të fortë.

Fakti që presidentja e Komisionit Evropian refuzoi të takohej me kryeministren e një vendi që ajo vizitoi për shkak të takimit të tij me një zyrtar rus, sigurisht që flet për një ndryshim të kursit dhe politikës së BE-së ndaj Serbisë dhe mbi të gjitha drejt integrimit evropian. Kështu vlerësojnë ekspertët për Danas.

Goran Miletiq, drejtor i të Drejtave Civile për Evropë thotë se anulimi i takimit është një mesazh se reagimet ndaj shumë veprimeve të papranueshme në Serbi mund të jenë shumë më të forta se ato verbale.

“Publiku e di se BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese në rastin e Kosovës. Andaj, ideja “edhe Rusi edhe Evropë” nuk është realiste dhe ky është mesazhi kyç”, beson Goran Miletiq.

Sa i përket reagimit të autoriteteve në Serbi për ‘vëllezërit e tyre rusë’, Miletiq thotë se është për përdorim të brendshëm, për ata që besojnë se Rusia është në të vërtetë e ardhmja e Serbisë.

“Kjo ide katastrofike për rëndësinë e Rusisë, edhe pas agresionit kundër Ukrainës, është produkt i propagandës së atyre mediave që nuk janë as të pavarura dhe as objektive. Fatkeqësisht, ata arritën ta paraqesin Rusinë si një vend vëllazëror nga një përrallë, edhe pse rëndësia e saj ekonomike dhe politike për Serbinë është relativisht e vogël, kështu që qeveria vazhdon t’i sinjalizojë asaj pjese të publikut se rruga jonë drejt Rusisë është e sigurt”, tha ai

Kurse Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi thotë se Serbia qartazi tregon se nuk synon t’i përshtatet standardeve të BE-së të nevojshme për anëtarësim.

“Gjithçka tregon se Serbia ende po balancon mes BE-së dhe tani BRICS. Thuhet se Serbia është i vetmi shembull evropian i “neutralitetit të ri”.

Exit mobile version