-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci zotohet për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë

Në një prononcim të fundit për PrishtinaPress, Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, ka shprehur keqardhjen e tij për çdo sulm që kanë pësuar qytetarët nga qentë endacakë të raportuar nga PrishtinaPress sot.

Ndërsa ka njoftuar se tashmë janë ndërmarrë hapa konkretë për të zgjidhur këtë problematikë. Brenda një periudhe prej tre javësh e gjysmë, janë larguar qen endacakë nga hapësirat publike dhe shumë prej tyre janë dhënë për adoptim.

Strehimorja publike, e cila pritet të funksionalizohet deri në fund të tetorit, do të ketë kapacitetin për të mbajtur 300 qenë. Brestovci njofton gjithashtu se ekziston një listë e gjatë me kërkesa për adoptimin e qenve, duke treguar një interes të madh nga ana e komunitetit për ta ndihmuar në këtë nismë.

Aktualisht, janë ndërmarrë hapa për pastrimin e sheshit nga qentë endacakë, dhe plani përfshin vazhdimin e operacioneve në zona të tjera si Qafa dhe kampusi universitar, deri në përfshirjen e çdo lagjeje të qytetit. Strategjia fillon me sheshin, duke qenë që është qendra kryesore dhe ka numrin më të madh të qarkullimit të njerëzve. Kapja e qenve do të realizohet në grupe të organizuara.

Bekim Brestovci thekson se ky është vetëm fillimi i një përpjekjeje të organizuar për të siguruar hapësira publike më të sigurta për të gjithë qytetarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img