1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori i ri i Doganës zotohet për kontroll të rreptë të cilësisë së naftës

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berishën, me të cilin diskutuan për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në mes dy institucioneve në funksion të lehtësimit të tregtisë, luftimit të informalitetit dhe evazionit fiskal si dhe rritjes së kontrollit të cilësisë së karburanteve të naftës të cilat importohen në Kosovë.

Ministrja, fillimisht, uroi Berishën për detyrën e re si drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës dhe e informoi atë lidhur me angazhimet e MTI-së në përmirësimin e mjedisit afarist, zbatimin e MSA-së, lehtësimin e tregtisë, fuqizimin e punës së inspektoratit të tregut dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Ajo shprehu gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për të bashkëpunuar ngushtë me Doganën e Kosovës lidhur me plotësimin e mandatit institucional në funksion të përmirësimit të situatës ekonomike në vendin tonë.

Bajrami u ndal edhe te Udhëzimi i ri Administrativ për Cilësinë e Karburanteve të Naftës i nënshkruar së fundmi nga ajo, përmes të cilit kompetencat për kontrollin e cilësisë së naftës së importuar do të ushtrohen nga Dogana e Kosovës në pika kufitare.

Nga ana e tij, drejtori Berisha, falënderoi ministren Bajrami për angazhimin e saj dhe të ministrisë që ajo drejton, dhe gatishmërinë e Doganës së Kosovës për të bashkërenduar aktivitetet e përbashkëta me qëllim të zbatimit të suksesshëm të këtij udhëzimi administrativ i cili do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e kontrollit të cilësisë së karburanteve që importohen në vendin tonë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img