Në emisionin Komiteti që transmetohet në RTV Dukagjini, drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka folur për pasojat që do të ketë kjo ndërmarrje publike pas humbjes së rastit në Gjykatën e Arbitrazhit, ku u dënua me 30 milionë euro për shkak të mospërmbushjes së kontratës me operatorin Z-Mobile.