Site icon PrishtinaPress

Drejtori i Policisë: Shefi i Task Forcës Anti-korrupsion është avancuar në pozitë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka theksuar se shefi i task forcës anti-korrupsion, Shemsi Haziri, nuk është shkarkuar por është avancuar.

Ai ka deklaruar se Haziri, i cili ushtronte funksionin e shefit të Njësisë së Veçant[ të Hetimeve, nuk është shkarkuar për hetimet e ministrave, por është avancuar në pozitë.

“Nuk është shkarkuar, nuk është suspenduar, por është ri-sistemuar nga pozicioni i shefit të Task-Forcës në Drejtorin e Trafikimit me Narkotik. Është një avancim në pozitë në një pozitë që është shumë e rëndësishme për policinë e Kosovës”, tha ai gjatë një interviste në RTK të mërkurën.

“Thashethemet nuk mund t’i ndalim, por unë po flas për informacione zyrtare, këtë vendim e kemi marr në mënyrë të pavarur”, u shpreh ai.

Por, kryepolici ka premtuar se hetimi për rastet e caktuara do vazhdojë nga policia dhe se shkarkimi i Hazirit nuk do përbëjë problem.

“Hetimi i rasteve të caktuara që kanë qenë duke u hetuar nga kjo Task-Forcë do vazhdojë, hetimi i lëndëve nuk bëhet nga një individ, por nga policët që janë nën urdhrat e prokurorit të shtetit”.

Exit mobile version