Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazemnd Hoxha, sot është duke raportuar në Komisionin për Siguri.
Sa i përket situatës në Veri, Hoxha ka kërkuar që raportimin ta bëjë me dyer të mbyllura.
“Sa i përket gjendjes aktuale në Veri, për shkak të ndjeshmërisë do të preferoja të kalojmë në një seancë të mbyllur pa prezencën e mediave”, tha ai.