14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori i Policisë: Kemi synim që ta bëjmë 50-50 gjininë në Policinë e Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se kanë synim që ta rritin numrin e grave në Policinë e Kosovës.

Hoxha, që është duke bërë raportim në komisionin për siguri, theksoi se po mungon interesimi i gjinisë femërore për të qenë siç tha ai, pjesë e Policisë së Kosovës.

“Çështjen e numrit të vogël të gjinisë femërore, ne kemi agjendë gjinore të aprovuar brenda Policisë së Kosovës. Kemi marr masa alternative, që në çdo konkurs të pranojmë sa më shumë Mungon interesimi i gjinisë femërore për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës”, tha Hoxha.

“Ne po punojmë bashkë me partnerët ndërkombëtarë dhe vendorë, kemi synim që ta bëjmë 50-50, mirëpo na duhet pak kohë, vullneti ynë si institucion është që të kemi më shumë gra brenda Policisë së Kosovës, kemi projekt që punojmë në çdo gjeneratë, që të kemi sa më shumë femra brenda Policisë së Kosovës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img