Site icon PrishtinaPress

Drejtori i Policisë garanton në Speciale për lirimin e Rexhep Selimit

Gjyqtari francez i Procedurës Paraprake në Hagë, Nicollas Guillou refuzoi dje kërkesën e Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit për lirim nga paraburgimi. Sidoqoftë, me anë të disa parashtresave, mbrojtja e dy të akuzuarve kishin paraqitur një nga një argumentet se pse klientët e tyre duhej të liroheshin nga kjo masë.

Njësoj sikurse kishte ndodhur në rastin e ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, ka dhënë garancë për lirimin nga paraburgimi të ish-deputetit të VV-së, Rexhep Selimi, shkruan lajmi.net.

Garanca e Mehmetit ka të bëj me një sigurimin se Policia e Kosovës ka aftësi të mjaftueshme monitoruese për të mbikqyrur kushtet e propozuara pas lirimit të Selimit.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës konfirmoi se PK-ja “do të ishte e gatshme të përmbushë të gjitha kushtet nëse atyre u kërkohet ta bëjnë këtë nga Gjykata.” Siç e di vetë Gjykata, Drejtori i Policisë së Kosovës ka pasur mundësi të shqyrtojë me kujdes kushtet e propozuara, siç bëri ai më parë në lidhje me një të bashkë – akuzuar. Në shprehjen e aftësisë së Policisë së Kosovës për të zbatuar kushtet e propozuara në emër të Z. Selimi, Drejtori i Policisë po komunikonte qartë një vendim të informuar dhe të konsideruar për çështjen. Mbrojtja fton gjyqtarin e procedurës paraprake që të angazhohet direkt me Drejtorin e Policisë nëse kërkohet ndonjë sqarim ose informacion i mëtejshëm”, thuhet në parashtresën e avokatit të Rexhep Selimit, David Young.

Pikë tjetër në të cilën avokati i Selimit ka kundër-argumentuar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, janë cilësimet e kësaj të fundit për fushatën “Liria ke Emër”, të cilën ZPS tentoi ta paraqesë si provë se në rast të lirimit të të akuzuarve mund të ketë ndërhyrje në drejtësi.

Avokati i Selimit ka nënvizuar faktin se autorët e kësaj fushate e kanë qartësuar faktin se e njëjta ka nisur para ngritjes së aktakuzave dhe se për qëllim ka pasur rikujtimin e ngjarjeve historike të luftës së fundit në Kosovë.

“Njëri nga Themeluesit e këtij grupi shpjegoi se kjo lëvizje filloi shumë para Aktakuzave të lëshuara nga DSK dhe u krijua në mënyrë që njerëzit të mos harrojnë historinë e konfliktit. Në të vërtetë, as vetë artikulli i gazetës, as emri zyrtar i nismës “Liria Ka Emër” nuk i referohet UÇK-së. ZPS ka shtuar në mënyrë të gabuar këtë term në mënyrë që të mbështesë pretendimet e tij përndryshe të pabazuara”, thuhet në prashtresën e avokatit të Selimit.

Young tutje ka kritikuar ashpër Zyrën e Prokurorit të Specializuar për fushatën “Liria ka Emër” duke thënë se ZPS po tenton të ndërtojë një standard ku secili që përkujton konfliktin, ka për qëllim të ndihmojë në mënyrë të pahijshme të akuzuarit.

Exit mobile version