1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti, mirëpret Tovërlanin te Kosova U-21: “Toki do t’i kontribuojë edhe Kombëtares A”

Drejtori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti, është shpreh të jetë shumë i kënaqur qe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ia besoi Afrim Tovërlanit postin e përzgjedhësit të Kombëtares se Kosovës U-21.

Sahiti në një bisedë me Gazetën Express tha se beson që zgjedhja e Tovërlanit në këtë post në këtë kohë do të rezultojë si zgjedhje e duhur.

Madje, duke e lavdëruar personaliteti  dhe karrierën e Tovërlanit, Sahiti është i bindur se kampioni i katërfisht i Kosovës do të mund t’i “prodhojë” lojtarë edhe Kombëtares A përmes Kombëtares U-21.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që Komiteti Ekzekutiv i FFK-së vendosi qe postin e selektorit të ekipit U-21 të Kosovës t’ia besojë Afrim Tovërlanit. Afrimin e kam pasur bashkëlojtar, koleg të mirë e mik të kahershëm. Ka qenë një futbollist i madh dhe me punë është bërë po ashtu trajner i madh. Trofetë dhe sukseset e deritanishme të tij nuk kanë qenë të rastësishme”, tha për Gazetën Express Sahiti.

“Unë besoj shume që Afrimi me sukses do ta drejtoj skuadrën. Pres shumë prej tij sepse e njohë mirë. Kombëtaren U-21 grafikisht ashtu e shohë si një fabrikë të futbollistëve që e prodhon lojtarë edhe për Kombëtaren A. Besoj se Afrimi do të mund të bëjë lojtarë të gatshëm për kombëtaren A. Konsideroj se angazhimi i tij në Kombëtare është një sukses për futbollin kosovar dhe për gjithë trajnerët vendorë. Me zemër i uroj suksese Tokit”‘ theksoi Sahiti.

Tovërlani e ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me FFK-në me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. /GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img