Site icon PrishtinaPress

Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, thirrje bizneseve: Dezinfektoni hapësirat dhe mos shërbeni pa maska

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se ekipet e Inspekcionit po vazhdojnë të kontrollojnë secilin biznes, nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve.

Tahiri në një postim në rrjetin social Facebook u ka bërë thirrje bizneseve që t’i dezinfektojnë hapësirat, karrocat, shportat.

Lexoni të plotë postimin e Tahirit:

“Ekipet e Inspekcionit po vazhdojnë të kontrollojnë secilin biznes, nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve.

– Dezinfektoni hapësirat, karrocat, shportat…

– Mbane distancën, dhe mos shërbeni pa mjete mbrojtëse!

“Fitorja” ndaj pandemisë, është në duart e secilit prej nesh. Sa më të kujdesshëm që jemi, aq më shpejt e kalojmë këtë sfidë të përbashkët!”. /Telegrafi/

Exit mobile version