Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se ekipet e Inspekcionit po vazhdojnë të kontrollojnë secilin biznes, nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve.
Advertisement
Tahiri në një postim në rrjetin social Facebook u ka bërë thirrje bizneseve që t’i dezinfektojnë hapësirat, karrocat, shportat.
Lexoni të plotë postimin e Tahirit:
“Ekipet e Inspekcionit po vazhdojnë të kontrollojnë secilin biznes, nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve.
– Dezinfektoni hapësirat, karrocat, shportat…
– Mbane distancën, dhe mos shërbeni pa mjete mbrojtëse!
“Fitorja” ndaj pandemisë, është në duart e secilit prej nesh. Sa më të kujdesshëm që jemi, aq më shpejt e kalojmë këtë sfidë të përbashkët!”. /Telegrafi/
PostAdss