2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani e njofton sot Komisionin për shëndetësi për situatën me pandeminë

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot do të takojnë drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani dhe drejtorin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Basri Sejdiu.

Komisioni pritet të njoftohet lidhur me gjendjen me pandeminë COVID-19 dhe gjendjen në sektorin e shëndetësisë në përgjithësi.

Mbledhja do të mbahet në orën 15:00.

Ndryshe, mbrëmë janë testuar gjithsej 200 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe janë konfirmuar tre raste me SARS-CoV-2.

Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Prishtinës tri raste. Ndërsa janë shëruar 18 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 754 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 18 maj 2020, gjithsej 11.987 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 988 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img