Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), John Brennan vizitoi Shqipërinë për t’u takuar me drejtues të ndryshëm.
Kreu i CIA-s gjatë këtyre takimeve ka diskutuar një gamë çështjesh përfshi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit, shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, si dhe çështje të tjera dypalëshe.
Gjatë vizitës së tij, Drejtori Brennan u takua me Kryeministrin Rama, Presidentin Nishani, Ministren e Mbrojtjes Kodheli, dhe drejtues të komunitetit të inteligjencës.