3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori i CIA-s udhëton drejt Kievit, do të takohet me Volodymyr Zelenskyn

Drejtori i CIA-s amerikane, William Burns, ka udhëtuar për në Kiev ku do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologët e tij nga inteligjencia ukrainase, kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë.

Udhëtimi i Burns për në Kiev po ndodhë dy ditë pasi në Ankara të Turqisë u takua me homologun rus Sergey Naryshkin – dhe tani kjo është hera e dytë që brenda një muaji kreu i CIA-s viziton Kievin.

Derisa ishte në takim me homologun rus në Ankara, ai theksoi se SHBA-të kanë paralajmëruar kreun e SVR-së ruse që të mos përdoren armët bërthamore, dhe ka ripërsëritur përkushtimin amerikan se do të vazhdoj të mbështet Ukrainën për ta luftuar agresionin rus.

Ndryshe forcat ruse janë tërhequr së fundmi nga një prej qyteteve më të mëdha në Ukrainë, duke shënuar kështu ukrainasit edhe një fitore drejt çlirimit të plotë.

Madje kundërofensiva ukrainase i ka shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë së Vladimir Putinit, si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img