Site icon PrishtinaPress

Drejtori i burgjeve: Të paraburgosurit për vrasjen e Liridonës mbahen nëpër dhoma njëshe

Drejtori i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani hodhi poshtë disa raportime se Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të cilët akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt kanë mundur të komunikojnë mes vete në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Dibrani i tha Gazetës Express se ata mbahen në “dhoma njëshe”.

“Dhomat janë njëshe dhe nuk ka mundësi të vendoset më tepër se një person”, tha ai, duke shtuar se ata nuk mund të komunikojnë mes vete.

“Këta persona po trajtohen me rrezikshmëri të lartë. Niveli i sigurisë është ngritur”, tha Dibrani.

Exit mobile version