-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori i ATK-së: Zbulova 36 zyrtarë të dyshimtë të Administratës Tatimore

Për një periudhë nëntë mujore, janar-shtator të këtij viti, Administratës Tatimore i kanë dalë probleme me 36 zyrtarë të saj.

Drejtori i këtij institucioni, Sakip Imeri, ka pohuar se ka suspenduar gjashtë veta, ndërsa ndaj tridhjetë të tjerëve janë shqiptuar masa disiplinore.
“Prej se e kam marrë pozitën deri më tani kam suspenduar 6 zyrtare të ATK-së dhe 30 të tjerë janë në masa disiplinore, për shkak të shkeljeve kodi të etikës, sjelljeve jo të mira me tatimpaguesit e deri te korrupsioni”, deklaroi Imeri në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, të transmetuar mbrëmë në Kohavision.
Imeri ka shtuar se veprimet e këtyre 36 zyrtarëve janë zbuluar prej se ai ka marrë mandatin e kreut të Administratës Tatimore të Kosovës.
Drejtori i ATK-së ka shtuar se emrat e gjashtë zyrtarëve të suspenduar do të mbesin anonimë deri në marrjen e një vendimi nga gjyqësori. Sipas tij, në momentin që do të dënohen nga gjyqi, Administrata Tatimore do t’i publikojë emrat e “zyrtarëve të korruptuar”.
Po ashtu, Imeri gjatë emisionit “Ekonomia me Erzën”, ka folur për shkrirjen e ATK-së dhe Doganave në një agjenci të vetme, atë të të hyrave, për të cilën tha se janë duke punuar.
“Grupi punës është i përberë nga përfaqësuesit e ATK-së, Doganës, si dhe Ministrisë së Financave. Grupi prej 10 pjesëtareve ka arritur të hartojnë një draft që tani e ka Qeveria. Tash pritet nga ekzekutivi të marrë vendim për vazhdimin e procesit”, ka deklaruar Imeri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img