Site icon PrishtinaPress

Drejtori i Arsimit në Podujevë largohet nga takimi i Kolegjiumit, shkak deklarata për MASHTI-n

Drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, është larguar nga takimi i Kolegjiumit për Arsimin që është mbajtur sot.

Sipas tij, arsye për largim është deklarata e përbashkët e kolegjiumit për furnizimin me libra shkollorë që sipas tij ishte e kërkuar nga partitë politikë.

Kjo u mohua nga kryetarja, Besiane Musmurati, e cila tha se deklarata e përbashkët u vendos me shumicën e drejtorëve, dhe përfaqëson qëndrimin e tyre, e jo të partive.

Exit mobile version