0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori i AKI-së shkon në Inspektorat të Policisë, kjo është arsyeja

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj priti sot në takim Drejtorin e AKI-së (Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë) Petrit Ajeti.

Siç njofton komunikata dërguar mediave, transmeton Express, ky takim u mbajt në objektin e IPK-së ku përveç tjerash u diskutua edhe për zbatimin e Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet IPK-së dhe AKI –së.

“Kryeshefi i IPK-së falënderoi Drejtorin e AKI-së për përkrahjen dhe rolin e rëndësishëm që AKI kishte në shkëmbimin e informacioneve gjatë hetimit dhe realizimit të operacionit “Pika” në kuadër të autorizimeve ligjore të dy institucioneve të rëndësishme për sigurinë e vendit”, thuhet tutje në njoftim.

Që të dy udhëheqësit shprehën gatishmërinë për thellimin të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve drejt mbështetjes së njëra tjetrës në përmbushjen e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor, thuhet tutje në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img