Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti do të raportojë sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Deputetët e këtij komisioni ku pritet të raportojë drejtori i AKI-së, do të mblidhen në ora 10:00. Kështu bëhet e ditur nga Kuvendi i Kosovës.
Rendi i ditës së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë:
1. Miratimi i rendit të ditës
2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së komisionit, të mbajtur më 08.12.2021
3. Raportim i Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Petrit Ajeti;
4. Të ndryshme.
Vendi: N303
Koha: 10:00