Sot me fillim në ora 09:00 do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ku do të raportojë drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
Raportimi i tij vjen pas shqetësimeve të ngritura nga drejtuesit e institucioneve për situatën e sigurisë.