Site icon PrishtinaPress

Drejtori i AKI-së raporton rreth hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilën e ka drejtuar kryetari Fatmir Xhelili.

Në këtë mbledhje, drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi, ka raportuar lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Në veçanti raportoi për rastin e hyrjes së xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Ky informacion është dhënë nga Drejtoria për Media e Kuvendit të Kosovës pasi mediat nuk janë lejuar të marrin pjesë në këtë komision, raporton kp.

Edhe pas pritjes disa orëshe në hollin e Kuvendit, më pas është njoftuar që askush prej anëtarëve nuk do të prononcohet për media.

Exit mobile version