Site icon PrishtinaPress

Drejtori i AKI-së raporton në komision pa praninë e mediave

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, është duke raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Mirëpo, ky raportim do të bëhet pa praninë e mediave pasi të njëjtat u lejuan vetëm të marrin pamje nga fillimi i këtij raportimi.

Pas përfundimit të këtij raportimi pritet që të mbajë konferencë kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu./PrishtinaPress/

Exit mobile version