1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës viziton nesër Kosovën

Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak do të qëndrojë për një vizitë një ditore (e mërkurë) në Kosovë, ka njoftuar FBK.

Novak do të vizitojë Kosovën për të përkrahur Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) për punën e madhe që po e bën Bordi i FBK-së në krye me Kryetarin, Arben Fetahu në zhvillimin e basketbollit në Kosovë.

Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës fillimisht do të vizitojë zyrat e FBK-së dhe më pas do të ketë një drekë pune me Komitetin Ekzekutiv të FBK-së.

Novak do të jetë i pranishëm në ndeshjen Kosova-Malta që zhvillohet në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni C për meshkuj U16. Ky takim zhvillohet nga ora 17:30 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Pas kësaj sfide, Kamil Novak udhëton në Prizren, i shoqëruar nga zyrtarët e lartë të FBK-së, ku do të ndjek nga afër përballjen mes Kosovës dhe Zvicrës, në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

FBK vlerëson se “vizita e Novakut dëshmon për përkrahjen nga FIBA Evropa për FBK-në dhe basketbollin e Kosovës”. Në tetor të vitit të kaluar vendin tonë e kishte vizituar Andreas Zagklis, Sekretari Gjeneral i FIBA Botës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img