Site icon PrishtinaPress

Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale tregon si ndodhi vrasja e gruas nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj

Gruaja që u vra pak më parë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj dyshohet se u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj.

Drejtoresha për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi – Braha tha se gjithçka ndodhi pasi bashkëshorti e kishte kthyer djalin e tyre në Qendrën për Punë Sociale.

“Bashkëshorti e ka vra bashkëshorten e tij. Kontaktin e kanë pas me marrëveshje, nëna e ka fëmijën edhe e ka pru fëmijën në ora 13:00 në qendër që me realize kontaktin me babën e tij.  Djalin e ka marrë babai e ka dërgu në familje të vet, në shtëpi dhe pastaj e ka rikthyer në qendër”, tha ajo.

Sipas saj, vrasja ndodhi pasi disa mosmarrëveshjeve ndërmjet bashkëshortëve.

“Ka bisedu me menaxherën e rastit të tyre, i ka tregu që është duke pas probleme me ish – bashkëshorten, po i kthehet ajo prap, e diskutime të qiftit që ndodhin zakonisht. Edhe ka shku prap në shtëpi sepse në ora 15:00 ka pas me rikthy djalin në Qendër për Punë Sociale që me e mbajtë nëna, me marrë ajo. Kur ka dalë ai poshtë, e ka taku ish-bashkëshorten e tij, realisht partneren, sepse nuk kanë kurorë dhe të dy bashkë, janë ardhë në Qendrën për Punë Sociale dhe aty kanë fillu me bërtitë, me e fy bashkëshortja, bashkëshortin dhe ai e ka nxjerrë alltinë dhe e ka gjujtë. I plagosuri është vëllai i gruas”, ka thënë Rexhepi-Braha për Betimipërdrejtësi.

Ajo tha se vrasja ka ndodhur para objektit të kësaj qendre.

Exit mobile version