2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Drejtoresha e NDI mbështetë Krasniqin për nismën për barazi të plotë gjinore

Drejtoresha e Institutit Nacional Demokratik (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg, ka marrë pjesë në Konventën e parë Rajonale të PDK-së, “BASHKË! 50/50”, e cila u mbajtë në Prizren.

Ajo ka përgëzuar Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, i cili, përmes nismës së tij për barazi të plotë gjinore në struktura dhe vendimmarrje, ka vendosur një standard të ri në Kosovë.

“Është nder të marrë pjesë në Konventën Rajonale “BASHKË! 50/50”, dhe e përgëzojë PDK-në për angazhimin e fuqishëm për të promovuar barazinë e grave. Ishte fantastike të shihja këtë Konventë, panelet e mrekullueshme dhe energjinë për ta ndryshuar Kosovën”, ka thënë Nancy Soderberg, drejtoreshë e NDI në Kosovë.

PDK ka lansuar platformën “BASHKË! 50/50” me 24 shtator të vitit të kaluar, ndërkaq, këtë javë, ka nisur edhe organizimin e Konventave Rajonale. E para u mbajtë në Prizren dhe tani do të vazhdohet nëpër qytetet tjera të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img