Asociacioni i Komunave të Kosovës në kuadër të koordinimit të aktiviteteve me Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), sot ka mbajtur takimin e radhës të Kolegjiumit për Arsim në diskutimin e temave dhe çështjeve të adresuara nga autoritetet lokale, në kuadër të veprimtarisë së Kolegjiumit për fushën e arsimit komunal.
Mes tjerash, në këtë takim u diskutua edhe për tekstet shkollore.
Kryetarja e kolegjiumit të DKA-ve, Besianë Musmurati, tha se në bazë të këtyre kushteve do të jetë e pamundur që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator.
“Me rëndesi është që te ofrohen kushtet e duhura që në kohë te fillojë procesi mësimor edhe pse është pothuajse e pamundur për shkak problemeve logjistike të nis mësimi me 1 shtator. Kemi shumë qytete që nuk kan librari si Klina, Hani i Elezit, pra ka probleme logjistike dhe nuk do të mund të furnizohen”, potencoi ajo.
Musmurati tha se ka kohë që kanë kërkuar nga MASHTI që të fillojë shpërndarja e librave.
“Ka një muaj më herët që kemi kërku nga Ministria që të bëjë shpërndarjen e librave nëpër shkolla. Ne nuk e kemi problemin me ministren apo qeverinë por të gjithë problemin e kemi per mosshperndarjen e librave që na shqeteson kjo cështje”, deklaroi ajo.