Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se janë shpallur rezultatet për pranimin e nxënësve në klasat e dhjeta.
Drejtoresha e Arsimit ka thënë se Komisioni ka kryer me saktësi punën e llogaritjes së pikëve, derisa ka ftuar ë gjithë ata që mund të kenë pakënaqësi eventuale t’i drejtohen me ankesë shkollës ku kanë aplikuar.
Njoftimi i plotë:
SHPALLEN REZULTATET PËR KLASËT e 10ta!
Në të gjitha shkollat e mesme të larta të kryeqytetit janë shpallur rezultatet e pranimit të nxënësve në klasët e dhjeta.
Të gjithë nxënësve të pranuar ju uroj suksese në rrugëtimin e tyre të ri!
Komisionet në shkolla kanë bërë një punë të mrekullueshme duke siguruar SAKTËSI në përllogaritjen e pikëve. Megjithatë, i inkurajoj të gjithë nxënësit që mendojnë se nuk u janë marrë parasyshë pikët, të paraqesin ankesë me shkrim në shkollën ku kanë aplikuar.
Ankesat do të shqyrtohen nga komisionet menjëherë.
Bashkë për Shkolla të përgjegjshëme e Arsim cilësor në kryeqytet!
Kryeqyteti Prishtina
Perparim Rama
Drejtoria e Arsimit