Site icon PrishtinaPress

Drejtoi mjetin nën ndikim të alkoolit, gjobitet me 200 euro shoferi në Kamenicë

Policia e Kosovës njoftoi të enjten se në Kamenicë gjatë kontrollit në trafik kanë dyshuar se vozitësi i mjetit motorik me targa vendore mund të jetë nën ndikim të alkoolit.

Sipas njoftimit, të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.83 promilë.

Zyrtarët policorë ndaj këtij kundërvajtësi bëhet e ditur se kanë shqiptuar gjobën në vlerë 200 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muaj.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë: 192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatën për media.

Exit mobile version