Një javë pas vdekjes së dyshimtë të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, sot do të protestohet në Prishtinë.
Me moton “ Drejtësi për Astritin”, sot duke filluar nga ora 12:00, organizata të shoqërisë civile, aktivistë, gazetarë, publicistë e artistë, do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.
Sipas njoftimit për media, ata do të kërkojnë që drejtësia të vihet në vend përmes hetimeve të pavarura rreth vdekjes së Astrit Deharit.