“Krejt çka ata thuhet të bëjnë është të miratojnë një rregullore për themelimin e AKS, ku ekipi i menaxhues i Serbisë paraqiti në Bruksel”, thotë Drecun.
Pavarësisht vonesave në proces, Drecun këmbënguli se “Prishtina po zvogëlon hapësirën për manovrim” dhe se qasja konstruktive e Beogradit në vetvete siguron mbështetje të fortë nga komuniteti ndërkombëtar, transmeton lajmi.net.
Ai thotë, se Prishtina ka presione të mëdha nga vet ata që duan që Kosova të qeveriset si shtet, siç dëshmohet edhe nga mesazhet e Uashingtonit.
Drecun ka thënë se Prishtina po sillet në mënyrë të papranueshme, për vonesat dhe ndryshimin e retorikës, por sipas tij, kjo ka të bëjë me faktin se tani janë afër aktakuzat e Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së.
“Thaçi po radikalizonë shqiptarët. Akuzat për gjenocid kundër Serbisë janë të pakuptimta, por Gjykata Speciale do të provojë qëllimin gjenocidal të UÇK-së…”, ka thënë ai.
Ndërsa, në lidhje me kthimin e Aleksandër Jabllanooviqit në krye të Listës Serbe Drecun ka thënë, “përfaqësuesit serb nuk veprojnë në mënyrë të izoluar, por në përputhje me marrëveshjet e forta me autoritetet në Beograd.