Site icon PrishtinaPress

Dreçun: Planin franko-gjerman e ka shkruar Lajçaku

Kryetari i të ashtuquajturit “Komision për Kosovën” në parlamentin e Serbisë, Milovan Dreçun, tha për TV Pink se autor i propozimit franko-gjerman është i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Sipas Dreçunit, Lajçak hartoi planin dhe Berlini dhe Parisi e sponsorizuan atë.

Por, zyrtari i Partisë Progresive Serbe theksoi se plani është i papranueshëm, “sepse do të thotë që Beogradi praktikisht duhet ta njohë Kosovën, para se të diskutohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”.

Ai shtoi se stërvitja e paralajmëruar e KFOR-it në Novosellë jashtë Mitrovicës, “mund të maskojë një operacion për heqjen e barrikadave”./Prishtinapress/

Exit mobile version