3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Drecun nga Serbia: Në Hagë po gjykohet UÇK-ja, kemi ofruar dëshmi se është ndërmarrje e përbashkët kriminale

Sot ka nisur në Hagë gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së. Dhe një gjë e tillë ka nxitur reagime të shumta, madje edhe në Serbi.

Kryetari i Komisionit Parlamentar të ashtuquajtur për Kosovë dhe Metohi, Millovan Dreçun, ka komentuar fillimin e gjykimit duke thënë se “e gjithë UÇK-ja ishte në Hagë”.

Ai shtoi se pala serbe ka dhënë një kontribut vendimtar për të dëshmuar se kishte një ndërmarrje të përbashkët kriminale te UÇK-ja, pra se UÇK-ja ishte e organizuar në mënyrë hierarkike.

Drecun shtoi se ishin mbledhur më shumë se 30 mijë dokumente me prova dhe qindra dëshmi të ndryshme.

“Ka edhe prova të mbledhura nga grupi punues që kam formuar dhe i cili ka punuar për gjashtë vjet për të mbledhur prova dhe fakte,”, u shpreh deputeti serb.

Sipas tij, ish-krerët e UÇK-së po akuzoheshin si për faj individual ashtu edhe për ndërmarrje të përbashkët kriminale.

“Sado që mundohen të thonë se ky nuk është gjykim i UÇK-së, në fakt është gjykim i UÇK-së sepse po flasim për një ndërmarrje të përbashkët kriminale…” – vazhdoi argumentet e tij Drecun.

Ai u shpre hse kishin pasur bashkëpunim të mirë me Prokurorinë e Gjykatës Speciale.

“Kemi identifikuar 159 paraburgime, gjashtë prej të cilave në Shqipëri dhe e kemi ofruar gjithë dokumentacionin për këtë gjë. Ata kontrolluan dyzet e më shumë vende, dhe aktakuza bazohet në to. Pastaj thanë (nga Prokuroria Speciale) se krimet do të lidheshin lehtë përmes atyre paraburgimeve.”, tha Drecun./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img