2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Drecun: Kemi pranuar propozimin evropian por do ta ndryshojmë marrëveshjen

Analisti besnik i kriminelit Sllobodan Millosheviq, tani në shërbim të Vuçiqit, Millovan Drecun, thotë se “Serbia ka pranuar të diskutojë për propozimin evropian si për një koncept, me faktin se propozuesit do të donin që ai të ishte identik me marrëveshjen eventuale. Ai shton se beteja kryesore do të jetë për planin e zbatimit, i cili do të specifikojë se çfarë do të zbatohet nga propozimi e çfarë jo. Ne nuk do të pranojmë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe njohjen e saj as de fakto e as de jure”, pretendon Drecun dhe thekson “se kjo do të shkruhet në planin e zbatimit”.

“Ky është një propozim, marrëveshja është diçka tjetër. Ne pranojmë ofertën për të biseduar, por nuk duam që kjo ofertë të jetë marrëveshje përfundimtare. Vetëm ajo që është nënshkruar është e detyrueshme. Ajo çfarë shkruan në propozim nuk do të thotë se ne do ta pranojmë. Njohja de facto në thelb nuk do të thotë asgjë, është për nevojat e brendshme politike të Kosovës dhe Kurtit. Absolutisht nuk do të ketë njohje de jure, madje as de facto. Por, nëse duam të arrijmë ndonjë marrëveshje, atëherë duhet të bëjmë një lloj kompromisi”, ka pretenduar Drecun për N1.

Ai pretendon se propozimi evropian i është paraqitur edhe Serbisë edhe Kosovës sipas parimit “merre ose lëre” dhe se është kërcënuar me sanksione, transmeton Paparaci.

“Çështja ishte nëse do të pranonim apo do të refuzonim, dhe kur refuzojmë të përballemi me pasojat”. Ne thamë “do të pranojmë ta diskutojmë propozimin, por si koncept”, me faktin se propozuesit do të donin që ai propozim të ishte identik me marrëveshjen eventuale. Ata thanë se nëse propozimi pranohet, dispozitat nuk mund të ndryshohen. Thamë “në rregull”, u ulëm të bisedojmë. Ne kemi refuzuar çdo përpjekje për të na fajësuar për shkak të dështimit, ndërprerjes së bisedimeve dhe për këtë të përballemi me masa ndëshkuese”, ka thënë Drecun.

Ai beson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një “lëvizje të jashtëzakonshme politike, ku erdhëm nga një situatë ku nuk kishim hapësirë ​​për manovrim, Vuçiq ka thënë “të gjitha këto i pranojmë, por me kufizime të qarta”.

Ai shton se “shumica nga bashkësia ndërkombëtare kanë thënë se kjo marrëveshje e propozuar nuk do të thotë njohje”.

“Ne e refuzuam përpjekjen për ta njohur Kosovën përmes këtij propozimi. Më nuk flitet për masa ndëshkuese”, shpreson Drecun.

I pyetur se pse atëherë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, pas bisedimeve mes dy palëve tha se BE-ja do ta publikojë tekstin e propozimit sepse asnjëra palë nuk ka kundërshtime për të, Drecun pretendon se Serbia ka dërguar “kundërshtimet” e saj “në gjashtë faqe të shtypura dendur” ku ka përshkruar çfarë nuk është e pranueshme për ne, “por e pranuam propozimin si koncept për diskutim”, dhe vazhdon, “në nenin 4 pretendohet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare. Ndërsa ne thjesht to të themi – këtë dhe këtë nuk e pranojmë”.

“Ky është propozim, marrëveshja është diçka tjetër. Ne do të bisedojmë, por nuk do të pranojmë që propozimi të bëhet marrëveshje përfundimtare. Obliguese është vetëm ajo që nënshkruhet. Ajo që shkruan në propozim nuk do të thotë se ne do ta pranojmë, mos mendon se sipas parimit “mere ose lëre” dikush do të na detyrojë ta pranojmë pavarësinë e Kosovës”, ka pretenduar Drecun.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img