Site icon PrishtinaPress

Drecun i shqetësuar: Perëndimi nuk do e ulë por do e rrisë përkrahjen për Kosovën

Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar serb për Kosovën, Millovan Drecun, ka thënë se nuk beson se Perëndimi mund të ndryshojë qëndrimin për çështjen e zgjidhjes së marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kur përcaktohen qëllime afatgjata gjeopolitike nga shtetet e fuqishme, ato nuk përshtaten me disa rrethana aktuale. Ata duan “t’ia marrin një pjesë të territorit Serbisë” dhe nuk do të heqin dorë nga kjo. Pengesa më e madhe për ta është qëndrimi i Serbisë, por qëndrimi i perëndimit do të mbetet i pandryshuar. Po a do të ndryshojnë qëndrimin e disa vendeve – “e mundur”, por do të ishte e rrezikshme për ta, duke pasur parasysh se janë nën ndikimin e fortë të SHBA”, deklaron Drecun.

Ai paralajmëron se politika e Perëndimit do të ashpërsohet edhe më tej ndaj Serbisë.

“Po fillon një fushatë e fortë. Disa tekste që janë botuar së fundmi janë ngjyrosur jo vetëm me qëndrime irracionale që nuk korrespondojnë me faktet, por edhe me retorikë dukshëm anti-serbe. Ekzistojnë artikuj që haptas e akuzojnë palën serbe për destabilizimin. Madje ato thonë se serbët e veriut të Kosovës do të ndihen të lirë vetëm kur ta njohin shtetin e Kosovës, sikur Beogradi i mban në një pozitë të tillë, jo Prishtina”, ankohet Drecun i dëshpëruar se askush më nuk po beson në propagandën serbe dhe se bota e ka shumë të qartë se çfarë në të vërtetë është duke bërë Serbia për ta destabilizuar Kosovën.

Ai thekson se Perëndimi do ta rrisë, jo do ta ulë mbështetjen për Kosovën. Drecun e përmendi edhe propozimin franko-gjerman për Kosovën, për të cilin “shprehu dyshime”.

“Kur është fjala për propozimin evropian për zgjidhjen e marrëdhënieve, e kam thënë vazhdimisht se ky nuk është propozim francezo-gjerman, por se propozimi është shkruar nga Miroslav Lajçak dhe ekipi i tij edhe atë sipas direktivës. Ky propozim është bazuar në propozimin e vjetër të Ischinger-it. Francezët dhe gjermanët ishin vetëm një lloj bashkë-sponsorësh”, ka pretenduar ai./Prishtinapress/

Exit mobile version