Manchester City i ka barazuar shifrat në 2-2 në derbin që po luhet në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier.
Citizens kaluan në epërsi 1-0 me Elring Haaland që shënoi nga penalltia në minutën e 25-të.
Por, Blutë nuk u dorëzuan dhe vazhduan me presionin e lartë.
Thiago Silva shënoi me kokë për 1-1 me një asistim të Conor Gallagher, për ta bërë edhe më elektrizuese sfidën.
Për 2-1 u përkujdes Raheem Sterling, që realizoi në minutën e 37-të me një asistim të Reece James, duke festuar më pas ndaj ish-skuadrës së tij.
Por, kampioni në fuqi i barazoi shifrat në 2-2 me anë të Manuel Akanji (45+1’) që u asistua nga Bernardo Silva.
Pjesa e parë po përfundon me shumë spektakël dhe duket se 45 minutat e dytë do të jenë edhe më të zjarrtë.