Site icon PrishtinaPress

Dramë në një shkollë tjetër në Serbi: Një nxënës donte të “zgjidhte gjithçka” me bombë

Policia në Pirot ka arrestuar djalin me iniciale MA (19) nga Piroti për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale të rrezikimit të sigurisë.

MA dyshohet se ka kërcënuar një mësues të një shkolle të mesme në Babushnicë se do të sillte një bombë në shkollë dhe do të “zgjidhte gjithçka”, pasi mësuesi e paralajmëroi atë që të kujdeset për mungesat.

Policia kontrolloi banesën e tij, por nuk gjeti mjete shpërthyese apo armë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike në Pirot, njoftoi sot policia e Pirotit.

 

Exit mobile version